AKTUALITET

IKMT ua prishi shtëpitë, banorët e “5 majit” në protestë, bllokojnë kryqëzimin kryesor, përplasen me policinë

19:49 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët në zonën e “5 majit” në kryeqytet kanë përshkallëzuar protestat e tyre. Ata kanë dalë këtë pasdite, në kryqëzimin që të dërgon te “5 maji” dhe kanë bllokuar rrugën.




Në zonën e tregut shihet momenti që në tension e sipër, protestuesit përplasen me efektivët e policisë. Po ashtu, njëri prej tyre kërkon që protestuesit të ulen në rrugë dhe të vijojnë protestën në këtë formë. Kujtojmë që banorët e “5 majit” janë duke protestuar prej ditësh pasi janë kundër prishjes së banesave të tyre.

Ata kërkojnë nga qeveria që t’i rimbursojnë jo vetëm me sipërfaqet e ndërtesave, por edhe me sipërfaqen e tokës që kanë në përdorim. Nga ana tjetër, qeveria ka deklaruar se banorët do të rimbursehen, si ata që janë me legalizime, por edhe ata që nuk e kanë certifikatën e pronësisë. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, deklaroi sot gjatë një takimi në Berat, se banorët e “5 Majit” dhe Unazës së Re, nuk duhet të kërkojnë rimbursim për tokën, pasi sipas tij ato nuk janë pronarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.