BOTA

“Do ketë kosto të rënda”/ Borrel për kërcënimin e nisjes së luftës në Ukrainë: Misionet tona diplomatike do vijojnë

20:00 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bashkimi Europian nuk do të tërhiqet nga Ukraina, as trupi diplomatik”. Kështu është shprehur zyrtari i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.




Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se shtetet anëtare të BE-së po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të uljes së tensionit në Ukrainë.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të kërcënimeve aktuale ndaj Ukrainës. Misionet tona diplomatike nuk po mbyllen. Ata mbeten në Kiev dhe vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve të BE-së dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase. Kujtojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje” – tha Borrell.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.