LAJMI I FUNDIT

“Në Shkodër u shfaq aleanca non-grata”/ PD për prezantimin e kandidatit nga Berisha: Sulmoi demokratët, nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin

20:21 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahian. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qytetarët e Shkodrës do të votojnë për t’i prerë biletën sa më shpejt kryeministrit Rama, teksa nuk munguan as sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.




“Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të bashkisë, por votoni edhe për të përcjellur, për t’i prerë biletën sa më shpejt kryetarit të Meduzës në Tiranë, Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi te zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Ka bërë çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj dhe të shqiptarëve në tërësi” – tha Berisha.

Për këtë ka reaguar Partia Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se Berisha nxorri vrer dhe mllef ndaj demokratëve por nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. Sipas selisë blu, kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non-gratës dhe të dëmtojnë PD-në.

Postimi i Partisë Demokratike:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën. Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.