AKTUALITET

“Plehra buzë kopshteve dhe bizneseve”/ Kandidati i PD-së në Bashkinë e Durrësit jep premtimin: I japim fund kësaj situate

19:02 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti premton se do t’i japë zgjidhje problemit të plehrave në qytetin bregdetar.




Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një video afër një kazani plehrash i cili duket i tejmbushur, madje shumë mbeturina ishin jashtë saj.

Sipas Hotit, kjo është ajo që ofron bashkia aktuale, teksa premton se do i japë fund kësaj situate.

Postimi i Luan Hotit:

Pas 6 marsit nuk do ketë më plehra jo vetëm buzë kopshteve e bizneseve po në asnjë cep të Durrësit tonë! Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.