BOTA

“Pushtimi i Ukrainës absurd”/ Putin i kundërpërgjigjet Biden-it: Do ndërmarrim aktet tona për…

20:55 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Putin e Biden zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë lidhur me tensionet në Ukrainë.




Biden paralajmëroi se do të vendosë sanksione të rënda për Rusinë, nëse ajo pushton Ukrainën.

Në përgjigjen e tij, Putin u shpreh se SHBA nuk kishte marrë parasysh shqetësimet e Moskës lidhur me kërkesat e saj për çështjen e sigurisë.

Për shkak të saj, Putin gjithashtu deklaron se Rusia do të kundërpërgjigjet sëshpejti. Një zyrtar i Kremlinit e cilësoi qëndrimin e SHBA-së gjatë kësaj bisede në kufijtë e një histerie.

Ai thotë se informacioni për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, ishte absurd.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.