AKTUALITET

“Qëndroni në kontakt me ambasadën”/ Ministri grek paralajmëron qytetarët në Ukrainë: Nëse keni mundësi, largohuni! Ja plani i qeverisë nëse nis lufta

17:47 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të shpërthimit të një lufteje, shumë prej shteteve u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që jetojnë në Ukrainë të kontaktojnë me ambasadat dhe të largohen.




Së fundmi, Ministri i Jashtëm i Greqisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj, që të kontaktojnë me ambasadën në Kiev.

“Qytetarët grekë të cilët jetojnë në Ukrainë, ose që udhëtojnë drejt saj, këshillohen që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën në Kiev”, tha në një deklaratë ministri grek.

Sipas mediave të huaja, në Ukrainë ka një numër të lartë shtetasish grek. Janë të paktën 100 mijë qytetarë të cilët janë pjesë edhe e një minoriteti grek.

Autoritetet greke janë duke diskutuar një plan që në rast se Rusia sulmon Ukrainën, do të dërgohen anije të flotës detare për të evakuuar qytetarët e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.