BOTA

Sherri degjeneron në të shtëna, panik në festën e Justin Biber. Plagosen me armë tre persona, këngëtari fotografohet duke…

20:59 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën tre persona janë qëlluar me armë jashtë festës së këngëtarit me famë botërore, Justin Biber. Ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Nice Guy”.




Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht ka ndodhur një sherr mes disa personave që më pas degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti. Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës.

 

 

Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç. Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është dërguar në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.