BOTA

U akuzua se ka abuzuar seksualisht me balerinën e tij, reagon reperi Snoop Dog: Janë pjesë e një skeme për të zhvatur para

18:14 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi 50-vjeçar, Snoop Dog, ka reaguar pas akuzave se ai dhe miku i tij Don Juan kanë abuzuar seksualisht me një balerinë.




“Akuzat…. e sulmit seksual nga Calvin Broadus (i njohur si Snoop Dog) janë thjesht të pabaza”, tha një përfaqësues i reperit për “Page Six”.

“Duket se janë pjesë e një skeme të Jane Doe, për t’u  bërë e pasur dhe për të zhvatur para nga Snoop Dog para se ai pë performojë në “Super Bowl”, shtoi ai.

snoop

“Skema e saj përfshin sajimin e një ankese ligjore si një paditëse anonime, duke e ditur mirë se ky mund të bëhet dokument publik. Në denoncim ajo përmend një ngjrje të ndodhur 8 vite më parë, në vitin 2013, për pretendimet e saj të rreme. Për të qenë të qartë z.Boradus nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt seksual me paditësen. Skema e saj është e turpshme. Përpjekja e saj për të përdorur gjykatën për të realizuar skemën e saj është gjithashtu e turpshme, dhe u bën keq viktimave që vëtetë meritojnë të besohen.”, përfundoi ai.

2004-Entertainment-Pictures-Year-eQfBQsgrIx-x

Gruaja e identifikuar si Jane Doe, ngriti padinë për abuzim seksual të mërkurën, ndaj reperit. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur më 29 maj të vitit 2013 në Kaliforni, kur reperi e ftoi atë në shtëpinë e tij pas përfundimit të nje koncerti.

Në padi thuhet se Jane ka pësuar sulm të dyfishtë, nga reperi dhe nga miku o tij, peshkopi Don Juan.

Ajo shprehu se e pranoi ftesën e Snoop Dogg pasi pretendonte të bëhej pjesë e xhirmieve të serialit të tij, por sipas saj reperi nuk e kishte punësuar sepse ajo “refuzoi të bënte seks oral me dëshirë dhe entuziazëm”.

Një burim për TMZ tha se gruaja ka kërkuar 10 milionë dollarë si dëmshpërblim, por kërkesa i është refuzuar.

Më herët, pas padisë ka reaguar edhe vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij duke shkruar:

“Gold gigger season is here (gold digger përdoret për femra të cilat martohen me burra të pasur ose për femrat materialiste)”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.