BOTA

Vetëm dy raste ishin konfirmuar/ U infektua nga virusi Lassa, ndërron jetë pacienti. Panik për përhapjen e sëmundjes në…

19:33 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pacient i infektuar nga virusi Lassa ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Britaninë e Madhe, raportojnë mediat vendase.




Bashkë me viktimën, numri i të infektuarve nga virusi i rrezikshëm hemorragjik ka shkuar në tre, ndërsa gjatë javës ishin të konfirmuar vetëm dy raste.

Sipas informacionit të konfirmuar nga autoritetet shëndetësore, Lassa është i ngjashëm me Ebolë dhe endet nëpër Afrikë. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar shëndetësia ka filluar garën me kohën për të gjurmuar kontaktet e viktimës, për të kufizuar përhapjen.

Ndërkohë, në Britani ka filluar të rritet frika se virusi mund të përhapet, pavarësisht se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka theksuar që transmetimi nga njeriu në njeri është i rrallë dhe shumica e të infektuarve shërohen plotësisht.

“Ne po kontaktojmë individët që kanë pasur kontakt të ngushtë me rastet përpara konfirmimit të infeksionit të tyre, për të ofruar vlerësimin, mbështetjen dhe këshillën e duhur”, UKHSA tha në një deklaratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.