BOTA

VIDEO / Broja e dribloi në vend, veprimi i Meguajër bëhet “meme” në rrjetet sociale: Shpiku lëvizje të re

19:19 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Broja sot ka mahnitur të gjithë me provën që dhuroi kundër Mançester Junajtid edhe pse nuk ia doli që të shënonte në portën e “djajve të kuq” në rastet që u shfaqën. Sulmuesi shqiptar krijonte panik mes mbrojtësve kundërshtarë sa herë që kishte topin në këmbë dhe ai që e vuajti më shumë ishte padyshim Herri Meguajër.




Mbrojtësi i përfaqësueses angleze, rrallëherë fitoi duel kundër Brojës dhe në fundin e ndeshjes edhe rrezikoi që të shkaktonte një penallti, teksa rrëzoi sulmuesin në zonë. Por për të gjithë tifozët në rrjetet sociale, nuk ishte faulli që u komentua, por momenti kur Broja e dribloi me shumë lehtësi në krah.

Meguajër i ktheu shpinën dhe thjesht nxori këmbën, me Brojën i cili “falënderoi” duke u shkëputur drejt zonës. Një pamje e cila është kthyer shpejt në “meme” nga tifozët e shumtë, të cilët nuk kursyen talljet me mbrojtësin e Anglisë të cilin Broja e turpëroi vazhdimisht me lëvizjet e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.