LAJMI I FUNDIT

Akuzat e Berishës/  PD: Non grata nuk fshihet dot pas gënjeshtrave ordinere. Pse nuk përmend dot Qifen, Dakon dhe Doshin?!

19:01 - 13.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës duke theksuar se “non grata” nuk fshihet dot me gënjeshtra ordinere.




Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin?”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Reagimi

Dite e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere. Non Grata duhet t’u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë? Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon? Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër?

Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin? Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota. Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij. Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.