LAJMI I FUNDIT

Balla uron Steinmeier për rizgjedhjen në krye te shtetit gjerman: Model i rolit bashkues që simbolizon unitetin e popullit

16:40 - 13.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!




Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Presidenti Steinmeier është një model i rolit bashkues të kryetarit të shtetit, që simbolizon unitetin e popullit.

Sipas Ballës, ai vlerësohet maksimalisht për përpjekjet e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes palëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përgëzime Presidentit Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen nga Konventa Federale, duke marrë 1045 vota nga 1472 anëtarë të pranishëm. Presidenti Steinmeier është një model i rolit bashkues të kryetarit të shtetit, që simbolizon unitetin e popullit. Ai vlerësohet maksimalisht për përpjekjet e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes palëve. Një rol normal dhe i duhur i Presidentit në një republikë të pastër parlamentare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.