LAJMI I FUNDIT

“Kështjellë që ka fituar PD këto 30 vite”/ Kandidati i PD, Xhemal Bushati takime në Dajç: Vendimmarrjet do të jenë në dorën tuaj

17:38 - 13.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Dajçit mirëpritën në një takim kandidatin e PD të bashkisë Shkodër Xhemal Bushati.  Dajçi është njësia administrative e cila për 30 vite me radhë ka mbështetur Partinë Demokratike duke e votuar pa asnjë mëdyshje.




Edhe në zgjedhjet e 6 marsit vota e banorëve të Dajçit siç shprehen vetë ata do të jetë vetëm për kandidatin e PD Xhemal Bushati.

Arben Gjuraj, ish nënkryetar i bashkisë Shkodër tha se: “Jemi një komunitet që mburremi se mbajmë fort njëri tjetrin por edhe miqtë sigurisht dhe e kemi të vështirë ti ndahemi asaj kur dikuj i japim besën dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë këtu në Dajç. Shkodra ka djem shumë, ka profesionistë të nderuar mirëpo në momente të vështirë, atëherë kur kërkohen mirëkuptime më të mëdha dhe kur është më i nevojshëm bashkimi se gjithçka tjetër duhen edhe burra që bashkojnë. Unë jam i sigurtë se Xhemal Bushati që do ketë mbështetjen tonë atë vlerë të përbashkimit që ka do ta bëjë më të dobishme për gjithë qytetarët e Shkodrës”.

Kandidati i PD Shkodër Xhemal Bushati e cilësoi njësinë Dajç si një fitues historik.

“Është një kështjellë që ka fituar PD këto 30 vite. Kjo është shumë e rëndësishme. Unë ju premtoj ju që vendimarrjet për Dajçin do ti bëni vetë, ju do vendosni çfarë do bëhet në Dajç, unë do zbatoj atë që thoni ju dhe për këtë ju jap fjalën. Do ti bëjmë të gjithë bashkë. Shërbimet do të kryhen në mënyrën më të përsosur. Bujqësia është pikë kryesore për Dajçin dhe ne do ta mbështesim. Kërkoj nga ju sot mendimet tuaja, do të shënohen dhe ne do bëjmë që ditën e parë të punës më të mirën për ju, njësitë e tjera administrative dhe gjithë Shkodrën”.

Administratori i njësisë Dajç Gjovalin Darragjati deklaroi se: “Jemi unison, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Dokumentimi i pronave është një prej problemeve kryesore dhe kërkoj që ti premtoni banorëve të Dajçit se bashkia e Shkodrës do jetë një bashkëbisedues i jashtëzakonshëm për këtë çështje”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.