LAJMI I FUNDIT

Meta uron për rizgjedhjen presidentin e Gjermanisë: Mirënjohës ndaj Steinmeier për mbështetjen e sinqertë për integrimin në BE!

15:34 - 13.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman Frank-Ëalter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!
Meta shkruan se zgjedhja e tij është nje lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë!




“Urime të përzemërta Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier për rizgjedhjen në detyrën e Kreut të Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë!
Një lajm shumë i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë! Kohët sfiduese si këto që po kalojmë kanë nevojë për udhëheqës të urtë dhe me peshë si Presidenti Steinmeier, të cilit i jemi mirënjohës për mbështetjen sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për kontributin thelbësor të dhënë ndër vite për të hapur sa më parë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.”- shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.