LAJMI I FUNDIT

PD PUBLIKON VIDEON: Gruaja e kandidatit të “Shtëpisë së Ilirit” mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet

14:55 - 13.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e 6 marsit.




Sipas zyrës së shtypit të PD, sot Sali Berisha poshtëroi dibranët, duke prezantuar Premtim Kryemadhin, i cili është edhe bashkëshorti i prokurorës Belina Zeneli, e cila pak ditë më parë u shkarkua nga detyra.

PD thotë se ky kandidat, i cili është i shtëpisë së Ilirit nuk përfaqëson demokratët, por korrupsionin.  Në reagim thuhet se gruaja e kandidatit të Dibrës nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota.

REAGIMI I PD:

“Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk përfaqësojnë demokratët. Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota. Demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Berisha&Meta, të cilët përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën””, thuhet ne reagimin e PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.