LAJMI I FUNDIT

PËRPLASJA ME KURT KOLËN PAS ’90-s/ Spartak Ngjela tregon si e ‘goditi’ At Zef Pllumi, Berishën: TURP PËR TY!

13:47 - 13.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spartak Ngjela një nga miqtë më të afërt të Kurt Kolës, rrëfen në një intervistë për ‘News 24’ vitet e tyre të burgut, idetë për rrëgjimin komunist, por edhe periudhën që pasoi me ndryshimin e sistemit në vitin 1990 dhe përplasjet me Sali Berishën.




Ngjela tregon momentet kur 8-vjeçari Kurt Kola u internua së bashku me të ëmën, pasi i ati dhe dy vëllezërit u arratisën për në Jugosllavi, ku edhe u vranë nga UDB-ja. Sipas Ngjelës hakmarrja e Enver Hoxhës ndaj familjes Kola merr shkas nga një ngjarje gjatë luftës, kur babai i Kurt Kolës i kërkoi Abaz Kupit ta vriste diktatorin.

Gjatë intervistës për Kurt Kolën, avokat Spartak Ngjela kujton edhe goditjen që i dha At Zef Pllumi Sali Berishës kur kishte marrë në dorë lëvizjen anti- komuniste. Gjatë intervistës për News 24, Ngjela tregon përballjen e Kolës, Pllumit dhe Berishës.

“Pas përplasjes që Kurt Kola pati pas 1990 me Berishën për çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, ai organizoi grevën. U arrestua, por nuk u dënua dot. Unë isha avokat i tij. Pushteti gjyqësor ishte i gjithi i Saliut, por pati frikë prej tij dhe nuk e dënoi. Berisha vendosi një regjim njësoj si komunizmi, vetëm se nuk ishte burgu aq i lehtë për kundërshtarët e tij. Berisha e ktheu në një tirani. Kurt Kola ishte nga të parët që e goditi hapur dhe e goditi me shtresën e të persekutuarve që e vinte në vështirësi të madhe një ish komunist. Saliu gënjente, shumica nuk e dinte që kishte qenë komunist. Ai kishte qenë sekretar partie. Kurt Kola nuk mund ta pranonte këtë. ishin dy këta që nuk e pranuan: Kurt Kola i cili në fillim heshti dhe pastaj e goditi menjëherë dhe At Zef Pllumi, i cili e takoi dhe i tha; “ti nuk mund të drejtosh një lëvizje anti-komuniste. Duhet të tërhiqesh, është turp për ty që merr nëpër këmbë nderin tonë”. Berisha nuk e dëgjoi. Kurt Kola nuk e kishte dëshirën për hakmarrje edhe pas 1990 kur pa që shumë prej tyre që kishin qenë persekutorë kishin marrë poste. Kurt Kola pati një evolucion të brendshëm shpirtëror, se kishte mik të ngushtë në burg priftin e famshëm, At Nikolla. Ai e mbajti afër dhe i infiltroi humanizmin Kristian. Të paktën ky është mendimi im. E kuptova nga mënyra se si fliste në lidhje me drejtësinë.”, u shpreh në këtë intervistë, avokati Spartak Ngjela.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.