LAJMI I FUNDIT

“Voto Bardhin, merr Voltanën”- Kryebashkiakja pranon se punon për fushatën e kandidatit të Berishës, ja si i përgjigjet qytetarit

21:32 - 13.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltana Ademi ka konfirmuar se është pjesë e skemës së Berishës për të ndihmuar Bardh Spahinë të ulet në karrigen që do lërë bosh vetë ajo.




Edhe pse u tërhoq nga gara, Ademi me sa duket ka punuar nën rrogoz për Spahinë, duke konfirmuar dyshimet se mënjanimi i saj nga të ashtuquajturat primare, ishte pjesë e lojës.

Por në një komunikim në Facebook, teksa lajmëronte investimin e një rruge në Shkodër, Voltana Ademi ka pranuar publikisht se është duke punuar dhe do të punojë me Bardh Spahinë, sipas saj si kryetar i bashkisë pas 6 marsit.
Ndërsa një nga qytetarët e pyet për një rrugë për mundësinë e investimit në rrugën Vukatanë-Gur i Zi, zonja Ademi përgjigjet hapur: Me Bardh Spahinë do të punojmë në vijim me të njajtin ritëm.

Pra, zonja Ademi me sa duket në këmbim të bashkëpunimit në të ardhmen, ka qenë e gatshme ti hapë rrugën Bardh Spahisë për të hyrë në garë për bashkinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.