BOTA

Hiqeshin si turistë, por trafikonin heroinë në rrugët e Zvicrës, dënohen 2 shqiptarët

22:17 - 14.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy  të rinj shqiptarë janë dënuar me burg në Zvicër për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre, 25-vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit, ku u pikas dhe u ndalua së bashku me bashkëkombësin e tij, të cilët paraqiteshin si turistë, por u ndaluan nga Policia më 17 qershor 2021. Udhëtimi në Zvicër përfundoi me 239 ditë paraburgim dhe të enjten ata qëndruan para gjykatës rajonale në treshe, të monitoruar nga katër pjesëtarë të policisë së kantonit.




“Ata ndoshta i përkisnin të njëjtës rrjet të drogës shqiptare”, tha përfaqësuesi i prokurorisë. Siç ndodh shpesh me veprat penale të drogës, nuk dihej se nga vinte heroina që kishte. Është vërtetuar se qiramarrësi i banesës e ka ndarë dhe paketuar heroinën dhe ua ka shitur klientëve të panjohur si “vrapues droge”. Drogë që do u siguronte të paktën 17 mijë franga.

25 vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa për të riun tjetër 26 muaj. Gjithashtu, fakti që të dy ishin në një nivel më të ulët në hierarkinë e trafikut të drogës, bëri që të përfitonin ulje të dënimi, gjë e cila u konvertua në periudhë prove për dy vjet. Dëbimi nga vendi në shtatë vjet është më i gjatë se minimumi prej pesë vjetësh, pasi të dy erdhën në Zvicër ekskluzivisht për të marrë para në mënyrë të paligjshme.

Marrë nga jungfrauzeitung.ch

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.