LAJMI I FUNDIT

“Më në fund Doktori ja njeh meritat Gjushit për Durrësin”/ Gazetari nxjerr VIDEON nga takimi i Berishës

12:47 - 14.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Mero Baze ka publikuar në profilin e tij në Facebook një pjesë të shkurtër të fjalimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, gjatë një takimi të këtij të fundit me përkrahësit e tij në qytetin e Durrësit.




Në këtë video, ish-kryeministri dëgjohet teksa thotë se, sot Durrësit është më i mirë se ç’ka qenë 22 vite më parë.

“Durrësi është tani më i mirë se ç’ishte 22 vite më parë”, u shpreh ndër të tjera Berisha në fjalimin e tij në Durrës.

Ndërkohë, gazetari Baze e ka parë këtë si një njohje meritash nga ana e Berishës për punën e bërë nga Vangjush Dako.

“Më në fund Doktori ja njeh meritat Gjushit për Durrësin”, shkruan në reagimin e tij përbri videos gazetari Mero Baze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.