BOTA

Sekuestrimi i 70 mijë kg kokainë në portin e Roterdamit/ Gjykata dënon pas një viti 8 nga 198 të arrestuarit, mes tyre një 34-vjeçar shqiptar

20:23 - 14.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e  Roterdamit ka lenë ne burg 8 persona ditën e sotme midis tyre edhe një 34 vjeçar shqiptar. Ata akuzohen për lidhje me trafikun e drogës prej 70 mijë kg kokainë.  Megjithëse jo të gjithë kanë lidhje direkte me trafikun e kokainës.




Vitin e kaluar në portin e Roterdamit u kapën më shumë se 70 mijë kg drogë dhe u arrestuan 198 persona. Ndërsa personat e sotëm janë dënuar për lidhje me trafikantët dhe trafikun e drogës së kapur vitin e kaluar.

Të dyshuarit nga mosha 19 deri në 34 vjeç. Shumica prej tyre vijnë nga Roterdami dhe zona përreth e qytetit. Midis tyre është edhe një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si Maljon S. i cili u kap teksa përpiqej të largohej për në Angli. Sipas autoriteteve holandeze ky grup ishte në rangun e përdoruesve mesatarë të drogës.

Prokuroria holandeze ka kërkuar që personat e arrestuar të dënohen nga tre deri në njëmbëdhjetë muaj. Dënimi më i lartë i kërkuar ishte për 26 vjeçarin Youssef A. i cili ishte arrestuar një herë më parë, i kapur me heroinë.

Avokatët kanë kërkuar që drejtësia të tregohet më e butë ndaj të arrestuarve, të cilët u kapën në zonën portuale të Roterdamit. Sipas mediave holandeze, pavarësisht dënimeve, trafikantët e drogës po gjejnë gjithmonë mënyra për të trafikuar drogën përmes portit nëbrendësi të vendit dhe trafikantët po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.