BOTA

VIDEO- “Shqipëria dhe SHBA po bëjnë punë në shumë fronte”- Blinken pret Ramën në DASH: Jemi krah për krah në Këshillin e Sigurimit

21:14 - 15.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e takimit me sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili vlerësoi Shqipërinë për kontributin që dha në strehimin e afganëve.




“Është kënaqësi kryeministër këtu në DASH të na jepet mundësia të flasim për punën që SHBA dhe Shqipëria po bëjnë së bashku në kaq shumë fusha të ndryshme, në kaq shumë fronte. Faktikisht ne jemi ulur krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jemi mirënjohës për punën që po bëjmë së bashku atje”

Më duhet t’ju them Kryeministër atë që më ka mbetur mbresë dhe do të  mbetet për një kohë të gjatë, fakti që në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do ti jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prishnit refugjatët afganë dhe kjo ishte ekzaktësisht ajo që bëtë

Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë, që iu ofruat një strehë të sigurt mbi 2 000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni cdo ditë në Evropë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe po ashtu, sic e thashë në Këshillin e Sigurimit ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë sëbashku. Presim me padurim që të zhvillojmë një diskutim shumë të mirë”, tha Blinken.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.