AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ Bogdani: Ka munguar mbikëqyrja, janë lëshuar fatura për të justifikuar shpenzimet! Gazetarja: Pesha më e madhe janë investimet, të zbulohen

22:27 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Aleksandra Bogdani dhe gazetarja Ola Xama, të ftuar në emisionin “Në Shenjestër”, folën për aferën e inceneratorëve.




Gjatë bisedës në studio, Bogdani tha se nga organet e hetimit ka munguar mbikëqyrja e kontratave, dhe se janë hapur shumë kompani të cilat nuk ekzistojnë.

“Nga organet e hetimit është e thjeshtë të gjurmosh paratë, pasi ruhen edhe faturat, por në të tria kontratat ka munguar mbikëqyrja. Rasti i Elbasanit është i hetuar nga SPAK.  Janë hapur kompani që nuk ekzistojnë për të faturuar në këtë rast buxhetin e shtetit. Të paktën nga hetimet e SPAK nga 21.6 milionë euro vetëm punime të faturuar janë gjysma, pra vetëm gjysma kanë shkuar për punimet dhe se sa janë punimet reale kjo nuk dihet.”, tha Bogdani.

Xama: Pesha më e madhe duhet të jetë tek investimet, Sa investime ka bërë kompania? Janë raste për shërbime mjekësore,  publicitet, gjoba dhe donacione për tërmetin. Mendoj që të gjitha këto shërbime janë fatura për të gjetur një mënyrë për justifikime. Ne të gjithë patëm dyshime edhe për inceneratorin e Tiranës…Të merren gjithë këto para dhe të mos bëhet asgjë është e pashpjegueshme”, tha ajo.

Nga ana e saj Bogdani tha se janë lëshuar fatura për të justifikuar shpenzime që nuk janë kryer.

 

 

“Janë lëshuar fatura për të justifikuar për shpenzime që nuk janë kryer.  Kompania, ka qenë në kërkim të blerjes së legjitimitetit…Është lidhur një marrëveshje…Skema është përdorur për të thënë se gjithçka është në rregull…Sot është shumë e qartë tashmë se ky është një biznes monopol dhe thjesht trajton mbetje dhe nuk bën asgjë tjetër”, tha më tej Bogdani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.