AKTUALITET

Balla me Manastirliun në Spitalin e Lushnjës: Investimet e reja dhe zgjerimi i shërbimeve, përgjigjja për thashethemet keqdashëse

18:43 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër investimet më të fundit në Spitalin e Lushnjës.




Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shërbimi spitalor në vend është brenda standardeve bashkëkohore duke garantuar cilësi dhe siguri, ndërsa garanton se do të ketë investime të tjera të rëndësishme në këtë spital.
Balla shkruan gjithashtu se spitali i Lushnjës sot ka një tjetër pamje dhe plotëson të gjitha nevojat e qytetarëve, pasi aty ofrohen një numër i madh shërbimesh si dhe garanton vijimësinë e të tjera investimeve në këtë qendër spitalore.

“Spitali i Lushnjës ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar”, shkruan Balla.

 

 

“Lushnje Bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër investimet më të fundit në Spitalin e Lushnjes. Ky Spital ka një status të veçantë për shkak të numrit të madh të banorëve dhe shërbimeve që ofron. Prandaj ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në këtë qendër të rëndësishme spitalore, me qëllim garantimin e çdo shërbimi të specializuar. Investimet e reja dhe zgjerimi i shërbimeve është përgjigjja ime për thashethemet keqdashëse që lidhen me këtë Spital të rëndësishëm në rrjetin kombëtar të shërbimit spitalor. Mirënjohje stafit mjekësor për punën e tyre të palodhur.”, shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.