AKTUALITET

EMRI/ I gjejnë hashash dhe kokainë, arrestohet këngëtari shqiptar në Athinë

14:15 - 16.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një këngëtar shqiptar i muzikës popullore që performonte në lokalet greke në Athinë është arrestuar nga policia raportojnë mediat fqinje. Sipas mediave greke, në pranga përfundoi këngëtari shqiptar 41-vjeçar Arian Begaj.




 

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.

Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë. Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Policia beson se dyshja është përgjegjëse për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.