BOTA

Hungaria dhe Polonia humbasin financimet e BE-së

18:51 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

BE-ja akuzon Hungarinë për kthim prapa në vlerat thelbësore nën Kryeministrin Viktor Orban pasi Hungaria dhe Polonia kanë humbur sfidën e tyre gjyqësore ndaj një rregulli të BE-së që lejon miliarda euro financime të kushtëzohen nga standardet demokratike.




Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se respektimi i sundimit të ligjit ishte kusht për të gëzuar anëtarësimin në BE. Qeveritë në Hungari dhe Poloni janë akuzuar gjerësisht për kthim prapa në standarde vitet e fundit. Partia qeverisëse e Hungarisë e dënoi vendimin si një vendim politik. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se “menaxhimi i shëndoshë financiar i buxhetit të BE” mund të rrezikohet seriozisht nga shkeljet e shtetit të së drejtës.

Shtetet anëtare të BE-së qe kane nënshkruan per vlerat e përbashkëta si sundimi i ligjit, solidariteti dhe BE-ja “duhet të jetë në gjendje t’i mbrojë ato vlera”. Të dy vendet janë hetuar për minimin e pavarësisë së gjykatave, mediave dhe organizatave joqeveritare dhe të dyja janë përfituesit kryesorë të fondeve të BE-së.

Vendimi i gjykatës mund të ndikojë në mënyrën se si miliarda euro të parave të përfituara gjate periudhës se pandemisë së Covid ndahen midis shteteve anëtare. Zëvendësministri polak Janusz Kowalski akuzoi BE-në se po përpiqet t’i mbys financiarisht Hungarine dhe Polonine.

“Ky është fundi i BE-së siç e njohim ne! Ne duhet të mbrojmë sovranitetin polak,” tha ai. Ndërkohë në Hungari, ku partia qeverisëse Fidesz e Viktor Orban po bën fushatë për të fituar një mandat të katërt në detyrë, ministrja e drejtësisë Judit Varga akuzoi BE-në për shpërdorim të pushtetit.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se mekanizmi i sundimit të ligjit kishte për qëllim mbrojtjen e buxhetit të BE-së për të mirën e të gjithë qytetarëve të BE-së. Udhëzimet do të jepen në javët e ardhshme për të dhënë “qartësi të mëtejshme se si ne e zbatojmë mekanizmin në praktikë”, shtoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.