BOTA

Mbrojtja nga koronavirusi, Britania ofron vaksina për fëmijët e moshave 5-11 vjeç

19:58 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijëve të moshave 5-11 vjeç në Angli do t’u ofrohet një dozë e vogël e vaksinës anti-COVID, ka bërë të ditur qeveria britanike të mërkurën.




Shkencëtarët kanë deklaruar se kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e “një numri të vogël” të fëmijëve të cilët sëmuren rëndë si pasojë e COVID-19.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë se prezantimi do të jetë “jo urgjent”, me theks në zgjedhjen e prindërve.

Fëmijët janë në një rrezik shumë më të ulët për t’u sëmurë rëndë nga një infeksion COVID, kështu që përfitimet shëndetësore të vaksinimit të tyre janë më të vogla se në grupmoshat e tjera.

Kështu, shkencëtarët në Komitetin e Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, i cili këshillon qeveritë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kanë peshuar provat për imunizimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.

Ata arritën në përfundimin se vaksinimi duhet të vazhdojë për të parandaluar “një numër shumë të vogël fëmijësh nga sëmundje të rënda dhe shtrimin në spital” në një valë të ardhshme të COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.