BOTA

Një shqiptar drejtonte mafien e pastrimit të parave në Evropë, si nisi aktiviteti kriminal në Majorka gjatë luftës në Kosovë. Në operacion u përfshi edhe FBI-ja

17:56 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në operacionin e të martës në Majorka kundër pastrimit të parave janë përfshirë edhe agjentët e FBI-së. Mediat raportojnë se operacioni Kazino u zhvillua kundrejt një mafie të fuqishme, me bazë në Majorka, e cila ka pastruar miliona euro gjatë dy dekadave – të ardhurat nga trafiku i drogës dhe prostitucioni.




Shërbimi inteligjent i Guardia Civil ka hetuar këtë organizatë që nga viti 2018, kreu i saj thuhet se është një shqiptar i Kosovës,  i cili ka shkuar në Majorka në vitin 1999 dhe që është identifikuar me inicialet B.O, raporton Majorca Daily Bulletin.

Origjina e organizatës daton që nga pasojat e Luftës së Kosovës në vitin 1999, kur banda filloi të krijonte rrjete të trafikut të drogës dhe prostitucionit në të gjithë Evropën. Ai u bë i fuqishëm në lagjen San Pauli të Hamburgut dhe në lagjen e dritave të kuqe të Amsterdamit. Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Spanja u bënë qendra operimi.

Hetuesit u fokusuan në Majorka , pasi kishte prova të pastrimit të shumave të mëdha parash në ishull – vila luksoze, makina të nivelit të lartë, koleksione arti, hotele dhe restorante. Palma dhe Calvia ishin komunat e favorizuara.

Hetimet nuk ishin aspak të thjeshta. U përdorën komunikime të koduara dhe anëtarët përshkruhen si shumë profesionistë. Ata shpesh udhëtonin në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi dhe eksportonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në Evropë.

Të martën, Operation Kasino u zhvillua njëkohësisht në Spanjë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe MB. Janë kryer gjithsej 80 kontrolle në shtëpi dhe biznese dhe janë arrestuar 45 persona.

Konkretisht në Majorka janë bërë 15 kontrolle në hotele, restorante, shtëpi dhe adresa të tjera. Pati bastisje në Can Valero, La Lonja, S’Aigo Dolça, Puerto Portals, Portals Nous, Camp de Mar dhe Santa Ponsa. Policia kontrolloi hotelin e shqiptarit të Kosovës në Palma dhe restorantet Ritzi në Palma Puerto Portals.

Oficerët përdorën qen nuhatës për të kërkuar para dhe kokainë. Ata sekuestruan piktura, shuma të mëdha parash, makina, ora dhe bizhuteri. Vëllimi i materialit kompjuterik është i tillë që studimi i kësaj do të zgjasë me muaj. Ka edhe bitcoin. Investime të konsiderueshme thuhet se janë bërë në kriptovaluta.

Një tjetër linjë biznesi ishin kazinotë, prej nga vjen emri i operacionit, i cili nuk pritet të çojë në arrestime të mëtejshme pasi të gjithë të dyshuarit ishin nën vëzhgim prej disa kohësh dhe nuk kishin mundësi të arratiseshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.