BOTA

Presidenti i Ukrainës falënderon Ilir Metën: I jam mirënjohës për fjalët mbështetëse! Së bashku jemi më të fortë

20:16 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka falenderuar presidentin Ilir Meta, në lidhje me mbështetjen e dhënë këtë të mërkurë për Ukrainën, në Ditën Kombëtare të Unitetit, e cila pritej të ishte dhe dita e pushtimit rus.




Përmes një postimi në Twitter Zelensky shkruan se vlerëson solidaritetin e Shqipërisë dhe thekson se së bashku jemi më të fortë dhe e bëjmë Ukrainën më të fortë.

“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! #Së bashku më të fortë”, shkruan Zelensky në Twitter.

 

Mesazhi i Presidentit Meta në mbështetje të Ukrainës:

Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik.

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.