BOTA

Qëlloi për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Alec Baldwin paditet nga familjarët e Halina Hutchins

20:04 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Alec Baldwin dhe produksioni i filmit “Rust” janë paditur nga familja e drejtoreshës së fotografisë , Halina Hutchins, e cila mbeti e vrarë gjatë xhirimeve.




Aktori është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e Hutchins nga bashkëshorti i të ndjerës, Matthew Hutchins, i cili ka ngritur një padi ku pretendon se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij.

Sipas “TMZ”, Baldwin dhe të pandehurit e tjere akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë. Ai gjithashtu pretendon se producentët injoruan shkeljet e sigurisë për të xhiruar sa më shpejt filmin.

“Halina Hutchins e meritonte të jetonte. Të pandehurit kishin mundësinë për të parandaluar vdekjen e saj nëse do të kryenin detyrën e tyre dhe do të mbronin sigurinë e secilit person në grupin ku kishte armë. Ata injoruan pretendimet për shkelje të sigurisë,” thuhet në padin, duke kërkuar kompensim.

Alec Baldwin, tani i pandehur në një padi për vdekje ka postuar së fundmi në Instagramin e tij një video me mbishkrimin: “Gjithçka do jetë në rregull”.

Kujtojmë se Hutchins u vra më 21 tetor të vitit të kaluar kur një armë e përdorur nga Baldëin gjatë xhirimeve qëlloi një plumb të vërtetë. Ylli i Hollivudit, Baldëin, ka thënë se atij iu tha se arma ishte e sigurt për t’u përdorur dhe se ishte vetë Hutchins që i kërkoi të drejtonte armën jashtë kamerës drejt sqetullës së saj përpara se ta provonte atë në xhirime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.