AKTUALITET

“U mor me drogë se i duhej të ushqente djalin”/ 26-vjeçari shqiptar dënohet për trafikim kanabisi në Angli: Gruaja humbi punën, s’kisha rrugë tjetër për të bërë para

20:21 - 16.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26 vjeçar shqiptar është kapur me kanabis në Angli duke u dënuar me 1 vit burg. 26-vjeçarit Andi Salaj u kap me drogë teksa ishte duke drejtuar makinën.




Automjeti i tij iu nënshtrua kontrollit dhe përveç drogës iu gjetën edhe shuma të mëdha parash. Policia bastisi edhe shtëpinë e tij ku sekuestroi kanabis para të gatshme në vlerë midis 8 mijë deri në 20 mijë paund.

Ai u deklarua fajtor për posedim të një droge me qëllim shpërndarjen e saj. Avokatja e tij kërkoi ulje të dënimi pasi shqiptari kishte qenë i detyruar t’i hynte kësaj rruge pasi gruaja e tij kishte humbur punën dhe ai ishte ‘ngushtë’ për para për të ushqyer fëmijën e tyre, shkruajnë mediat angleze. 

Në atë kohë Salaj ishte duke luftuar financiarisht. Gruaja e tij humbi punën pasi biznesi ku punonte u mbyll. Ai nuk mund të punonte në mënyrë të ligjshme dhe duke qenë në vështirësi për para i hyri kësaj rruge”, u shpreh avokatja e tij Alison Whalley.

Nga ana tjetër, gjykatësi iu drejtua shqiptarit se “Kur i hyre kësaj rruge nuk e dije që po ndërmerrje një rrezik të madh. Ju e dini se ajo çfarë po bënit ishte krejtësisht e paligjshme. Ti ke mbështetjen e një gruaje të mirë, e cila nuk do që të të humbasë. Nëse nuk je mjaftueshëm i fortë për t’i rezistuar ofertave që të vijnë nga trafikantët e drogës dhe i dorëzohesh presioneve të tilla atëherë të pret burgu”

Si përfundim, Salajt u dënua me kusht dhe dënimi 1 vjeçar iu konvertua në 180 orë punë pa pagesë në komunitet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.