DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Përse akuzohet dhe sa rrezikon ish-drejtori i KESH, 12 orët në polici

07:00 - 17.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

17 Shkurt 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 

Tenderat / Përse akuzohet dhe sa rrezikon ish-drejtori i KESH

12 orët në polici të Arben Krujës

 Tenderat? Akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera

 Arben Kruja 12 orë në pranga

 

Shkrim nga Nga Trëndafile Visha – Ardita Bala

 Tiranë – Hetimet e nisura për abuzimet e bëra në blerjen e energjisë elektrike vënë nën akuzë ish-drejtorin e KESH-it, Arben Kruja. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dje në orën 07.30, Kruja. Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dje në orën 07.30, Kruja është marrë i pandehur duke e çuar në dy numrin e zyrtarëve të lartë të “kyrqëzuar” nga akuza për dosjen e “KESH”-it. Ish-kreut të KESH-it i faturohen akuzat: “Shpërdorim në detyrë” dhe “shkelje e barazisë në tender”.

 Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se Kruja është marrë me forcë në shtëpinë e tij, nga uniformat blu, pasi ai nuk kishte denjuar të paraqitej në organin hetimor të kryeqytetit, ku ishte “ftuar” disa herë për t’u pyetur.

Ndalimi

Mëngjesi i djeshëm ka trokitur ndryshe në shtëpinë e ish-drejtorit të KESH-it, Arben Kruja. Në orën 07.30, forca të Drejtorisë së Policisë së Tiranës në bashkëpunim me uniformat e Komisariatit nr.2, kanë marrë me forcë 42-vjeçarin Kruja, mbi bazën e një urdhër ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës. Burime zyrtare nga organi qendror i akuzës sqarojnë se ndalimi ish-drejtorit të KESH-it, është bërë për faktin se ai është shpallur i pandehur, pas disa veprimesh hetimore të realizuara nga hetuesit për dosjen e KESH”-it. Gjithsesi marrja me forcë e Krujës është iniciuar, pas hezitimit të tij për t’u paraqitur në organin hetimor të kryeqytetit. Sipas përfaqësuesve të akuzës, Kruja ishte njoftuar disa herë radhazi që të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës për t’u njohur me akuzën si edhe për t’u pyetur për “mëkatet” për të cilat akuzohet, por ai kishte shpërfillur një kërkesë të tillë. Menjëherë pas ndalimit, ish-kreu i KESH-it, është dërguar në Drejtorinë e Policisë, ku është mbajtur deri në orën 19-të të mbrëmjes (plot 12 orë) në pritje për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria.

 

Akuzat

Hetimet e nisura nga prokuroria për KESH-in kanë shënjuar në rreth disa persona, midis të të cilëve dhe zyrtarë të lartë të kësaj ndërmarrje. Vënia nën akuzë e drejtorit të Prokurimeve Publike, Leonard Mone, dje ka pasur me marrjen të pandehur të ish-drejtorit të KESH-it, Arben Kruja. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim në detyrë”, e cila në bazë të nenit 248 të Kodit Penal parahsikon nga gjobë deri në 7 vjet heqje lirie dhe “shkelje e barazisë në tender”, që parashikon gjobë deri në 3 vjet heqje lirie. Janë tenderat e organizuara për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2001, ata që akuzojnë titullarët e lartë të KESH-it. Ndryshe nga Mone, Kruja akuzohet dhe për “shkelje të barazisë në tender”, çka do të thotë se ky i fundit, duke shfrytëzuar postin që i është besuar, ka privilegjuar ndonjërën nga firmat pjesëmarrëse në tender. Burime nga prokuroria citojnë se Arben Kruja ka qenë nëndrejtor organizativ në KESH, gjatë kohës kur ishte drejtor Dritan Prifti dhe me emërimin e këtij të fundit ministër të Energjitikës, ai emërohet drejtor i komanduar në këtë ndërmarrje. Por vetëm pak muaj dhe Kruja detyrohet të japë dorëheqjen nga posti i tij. Përflitet për presione të brendshme, megjithatë nuk dihet e vërteta e dorëheqjes së ish-kreut të KESH-it. Prej 3-4 muajsh Kruja është i papunë. Sipas specialistëve dy të pandehurit (Kruja dhe Mone)do të hetohen në gjendje të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.