LAJMI I FUNDIT

Basha për inceneratorët: 430 milion euro, vjedhja e shekullit me bekimin e Edi Ramës

10:42 - 17.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha denoncoi atë që e qaujti “vjedhja e shekullit” për 430 milion euro abuzime me inceneratorët, e vërtetuar sipas tij nga Komisioni Hetimor.




Sipas kryedemokratit, Komisioni Hetimor ka zbuluar se si është ndërtuar skema për vjedhjen e 430 mln eurove.

“Nga kjo sallë e Kuvendit, sot pritet të diskutohet një rend dite për marrëveshje rutinë. Do ishin simbolike nëse korrupsioni dhe paratë e drogës, nuk do e kishin kthyer Spanjën në një prej destinacioneve të preferuara për trafikimin e drogës. Ky është një nga shqetësiomet kryesore të drejtësisë së vendeve europiane. Këtu në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshje, të vetmit që nuk duhen të krekosen, janë ata që janë detyruar ta sjellin marrëveshjen.

E rënduar sië është Spanja me rekorde kriminale, problemi i kryesor i vendit është korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit mbajeni për veten. Nëse do të kishit një fije dinjitet, nëse nuk jeni skllevër të numrit 1. Duhet të flisnit për inceneratorët, për atë që u kapët me presh në duar. Ëdo ditë po dëgjojmë në komision se si ka ndodhur vjedhja. Po dalin përpara syve të shqiptarëve. Si është ndërtuar dhe strukturar skema. Si është planifikuar vjedhja e 430 mln eurove. Skemë që pëfshin ministritë kryesore. Komisioni po zbardh se pse Edi Rama nuk mund të lajë gishtat nga përgjegjësia duke bërë kurban vetëm ministrat.

Njerqëzit e kuptojnë se koka e këtij korrupsioni është koka e qeverisë. Komisioni po vërteton se asgjë nuk ka ndodhur pa miratimin e tij. Kjo është arsyeja. Edi Rama e mbylli komisionin, por u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Dëgjesat e ditës së parë konfirmuan vjedhjen e 430 mln euirove. Me gjithë përpjekjet për ta ndërprerë, së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, kanë filluar dy vjet. Në mes të pandemisë, këta faturuan 850 mijë euro fluturime” – tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.