LAJMI I FUNDIT

Berisha nuk i ndahet protestave/ Thirrje shqiptarëve nga foltorja e Parlamentit: Përgatituni për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni!

11:14 - 17.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer planeve për protestë. Sot nga Kuvendi ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend”.




Duke folur për aferën e inceneratorëve, Berisha tha se hetimi parlamentar dhe ai i SPAK po përpiqen ta varrosin këtë skandal.

“Janë dy hetime, një parlamentar e një hetim i SKAP-it të dyja përpiqen të varrosin çështjen, ju sjellin ju konfuzion me Gugale e stërgugale me Zoto e Mërtiri por gjithcka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës, nën nxitjen e Don Agacios. Kjo aferë do zgjidhet vetëm nga qytetarët shqiptarë, ndaj u bëj thirrje të përgatitemi për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë vjedhje korrupsioni që po hidhet mbi ju këtë përpjekje djallëzore për të mbuluar këtë aferën më të madhe të zbuluar deri më sot, por është jo më shumë se një e dhjeta e aferës së portit të Durrësit aferë në të cilën do jetë Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur plackitjen grabitjen e 810 mijë m2. Kanë larguar e po largojnë po lënë Shqipërinë pa porte. Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend. Përmendni këtu emrin e Gugalljas e Zotos, ata janë vetëm ushtarë more, pionër në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e Meduzës.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, ish-Kryeministri Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.