LAJMI I FUNDIT

“Dhjetë milionë lekë në muaj i merr babi”- Basha denoncon deputetin e PS, Alqi Bllakon

10:53 - 17.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur këtë të enjte në Kuvend sërish për skandalin e inceneratorëve dhe ka denoncuar deputetin e PS, Alqi Bllako, se babai i tij paguhet me një rrogë në muaj sa pesë deputetë bashkë.




“10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në sallë. Sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush këtu në këtë sallë nga inceneratorët e paguar nga paratë e qytetarëve, Alqi Bllakos”, tha Basha në Kuvend.

Ndërkohë, Basha tha se një pyetje ngrihet deri sa e vërteta të zbardhet.

Kreu i PD thotë se a do të kishte mundësi që “kjo aferë korruptive të ndodhë pa dijeninë e kryeministrit”.

Katër ministra të përfshirë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, pa dijeninë e kryeministrit? Padyshim që jo. Edhe sot që flasim vijojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive.

Pyetja që shtrohet e do vijojë deri sa përgjigja të zbardhet është një, nuk ka shqiptar anembanë Shqipërisë që nuk e di përgjigjen, a ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë pa miratimin e jo pa lyerjen e gishtit po pa marrjen e gjithë tepsisë nga i pari i qeverisë? Presim të kthehet të dalë para komisinit të inceneratorëve të na shpjegojë si qeveria e tji i ka marrë këto vendime prapa shpinës së tij”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.