AKTUALITET

Rruga e re për të hyrë në Britaninë e Madhe/ Dënohet motoristi 46 vjeçar, tentoi të kalojë ilegalisht 5 shqiptarë për në Angli, e kishin paguar 1 mijë paund secili

20:24 - 18.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë angleze dënoi me 4-0 muaj burg një 46 vjeçar i cili tentoi të kalonte ilegalisht 5 shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Motoristi  Robert Marsland, babai i pesë fëmijëve kishte provuar rrugën nga Irlanda përmes portit të Uellsit për t’i futur shqiptarë ilegalisht në Britaninë e Madhe.




Marsland u ndaluar nga oficerët e imigracionit teksa ishte duke udhëtuar me traget nga Irlanda për në Britaninë e Madhe. Avokati i tij theksoi se Marslandit i ishin premtuar nga 1000 paund secili prej shqiptarëve për t’i çuar ata në Britani, shkruajnë mediat angleze. 

Sipas avokatit të tij, ajo që ka bërë 46 vjeçari është një budallallëk. Ndërsa vetë Marsland pranoi se kishte ndihmuar shqiptarët për të hyrë në Angli.

Pak ditë më parë, një tjetër grup u dënua për trafik të qenieve njerëzore, kur policia britanike arrestoi katër persona si pjesë e krimit të organizuar që kalonin ilegalisht qindra shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç, një 22 dhe një 34-vjeçar u vendosën në pranga në zonën Beckenham në juglindje të Londrës. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të gjatë të rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore për të cilin hetuesit besojnë se drejtuesit e këtij rrjeti përdorin kamionë dhe furgonë të marrë me qira për të kaluar shqiptarët nga Franca veriore drejt Anglisë.

Të arrestuarit janë pjesë e rrjetit që u goditën korrikun e vitit të kaluar. Grupi dyshohet se ka pasur kontakte në të gjithë Evropën; në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni. Emigrantët besohet se i kanë paguar midis 20 dhe 25 mijë paund për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, katër të dyshuarit e fundit u arrestuan më 9 shkurt për kalim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme. Pasi u morën në pyetje, të katër të arrestuarit u lanë të lirë me kusht duke u mbajtur nën hetim, thuhet në njoftimin e Agjencisë kundër Krimit të Organizuar në Britaninë e Madhe.crimeeKjo është faza e dytë e arrestimeve si pjesë e këtij hetimi. Ne besojmë se kemi ndërprerë ndjeshëm një rrjet të madh të krimit të organizuar, ku përfshihet kalimi në mënyrë të paligjshme i një numri të madh njerëzish për në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo demonstron vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që mundemi për të ndaluar bandat kriminale që kërcënojnë sigurinë e kufirit të Britanisë së Madhe dhe i trajtojnë emigrantët si një mall për të përfituar para”, u shpreh Richard Harrison, shefi i Agjencisë kundër Krimit të Organizuar në Britaninë e Madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.