BOTA

Akuza ndaj ish-ambasadorit dhe diplomatit të njohur, DW: Konferencën e Sigurisë së Mynihut e ka shfrytëzuar për përfitime financiare personale

09:23 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Diplomati Wolfgang Ischinger, drejtues i Konferencës së Sigurisë së Mynihut për herë të fundit, akuzohet se ka shfrytëzuar “punën vullnetare”, siç e quan ai organizimin e konferencës, për përfitime financiare personale.
Ish-ambasadori dhe diplomati Wolfgang Ischinger, që kryeson prej 14 vjetësh Konferencën e Sigurisë së Mynihut, po përballet me akuza se e ka shfrytëzuar konferencën për përfitime financiare personale.




Revista “Spiegel” shkruan duke u bazuar tek dokumentet konfidenciale se përmes firmës së tij të konsulencës Agora Strategy Group 75-vjeçari fiton para duke organizuar takime ndërmjetësimi për marrëveshje për shitje armësh dhe pajisjesh ushtarake në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih si dhe përmes kontratave për shitjen e pajisjeve ushtarake dhe të armatimeve.

Honorari mujor 27,860 euro

Sipas dokumenteve konfidenciale Wolfgang Ischinger ka këshilluar p.sh. kompaninë e armatimeve Hensoldt. Tarifa e ndërmjetësimit ka qenë 27,860 euro në muaj.
Hensoldt prodhon pajisje elektronike për mbrojtje, si radarë për avionë luftarakë ose kamera vëzhgimi për dronë dhe firma e Ischingerit e ka ndihmuar për të arritur marrëveshje për shitjen e tyre në Arabinë Saudite, Egjipt apo Libi.

Konsulenca 600 euro/ora

Përveç tarifës bazë për shërbimet e konsulencës në vlerë 27,860 euro në muaj, për shërbimet shtesë Ischingeri faturon deri në 600 euro /ora. Në rast suksesi të ndërmjetësimit Agora ka kërkuar për lobimin edhe komisione “prej 0,8-1,6% të vëllimit të porosisë” për punën e lobimit.

Ischinger: Marr kompensim për shpenzimet, jo rrogë

Ish-diplomati, i cili e drejton për herë të fundit këtë konferencë, i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur absurde.

Ai këmbënguli gjatë një interviste se punon krejtësisht në mënyrë vullnetare dhe se merr vetëm kompensim për shpenzimet, por jo rrogë.

DW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.