LAJMI I FUNDIT

Dalin dokumentat/ Pse u thirr në SPAK Armando Subashi i Fierit

09:38 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas mbledhjes së Komisionit Hetimor, u shpreh se arsyet se përse kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shkuar në SPAK, lidhen posaçërisht me tokën në të cilën është ndërtuar inceneratori i Fierit. Dokumentet që paraqiti në konferencën për shtyp nënkryetarja e PD Tabaku treguan se pak kohë pasi kompania në pronësi të Klodian Zotos kishte fituar koncesionin me vlerë 28 mln euro, propozoi ndryshimin e vendndodhjes.




Në vitin 2016 ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbyet, përsëri me firmë të Bashkisë Fier. Dhe 1 vit më pas përsëris ndryshohet dhe shkohet në fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar; përsëri me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, z.Armando Subashi”, u shpreh Tabaku në konferencën e saj për shtyp.

Ajo evidentoi gjithashtu se përzgjedhja e truallit nuk ishte aspak rastësore pasi ndonëse në hartë ishin 6 mundësi shtetëtore u zgjodh një tokë private e cila u konpensua jo sipas procedurave ligjore dhe në një vlerë prej 460 milionë leke.

Kujtojmë që Subashi është një nga dëshmitarët që pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve javën e ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.