AKTUALITET

DETAJE/ Kokainë nga Kolumbia të fshehur në “rosën prej ari”, si autoritetet britanike vunë në pranga të riun shqiptar

19:21 - 19.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap duke kontrabanduar kokainë në një mënyrë të veçante, duke e fshehur atë në një statujë të quajtur rosa e artë. Aldo Alushi, 29 vjeç, u arrestua pasi u kap në aeroportin  Stansted me një sasi droge të klasit A, raportojnë mediat në Angli.




Agjencia Kombëtare e Krimit nisi hetimet ku oficerët e Policisë Kufitare pikasën një pako, e cila kishte ardhur nga Kolumbia. Pakoja ishte një kuti prej druri që brenda kishte statujën e rosës me ngjyrë ari. Policia pas kontrollit vuri re se diçka nuk shkonte, duke i detyruar ata që të hapnin një vrime te statuja. Kjo bëri që të zbulohej se brenda saj kishte një sasi kokaine.

Po ashtu nga kontrolli në dhomën e gjumit të Alushit, policia zbuloi edhe pesë celularëve dhe një sërë dokumentesh identiteti me emra të ndryshëm.

Operacioni u zhvillua në muajin janar, por ditën e djeshme 29-vjeçari shqiptar është shpallur fajtor dhe pritet që dënimin përfundimtar ta marrë në 11 mars.

Ndërkohë autoritetet britanike deklaruan se “Kjo është sigurisht një nga përpjekjet më të pazakonta për të kontrabanduar drogën dhe tregon atë që grupet e krimit të organizuar janë të gatshëm të bëjnë në një përpjekje për të shmangur zbulimin”

1_GL19-2-22-duck


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.