AKTUALITET

Dy të vdekur në Borsh, zjarrfikësit gjejnë trupat në shtëpinë e djegur

10:13 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarrfikësit kanë gjetur dy trupa të djegur në një shtëpi në Borsh. Trupat e pajetë u gjetën në një dhomë. Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.




Policia konfirmoi se viktimat janë shtetasit Rrapo Cika dhe Savete Cika, perkatesisht 83 vjeç dhe 71 vjeçe.

Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Borsh/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.