AKTUALITET

“Integriteti i Ukrainës i padëshiruar për Putin”, Valbona Zeneli: Lufta do të jetë shkatërruese për Europën!

19:38 - 19.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Krizë e Rusisë dhe jo e Ukrainës”, kështu u shpreh drejtoresha e studimeve ne Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë George C. Marshall , Valbona Zeneli, ndërsa foli në emisionin “Kjo javë” për konfliktin në kufi me Ukrainën.




Gjatë bisedës në studio, Zeneli tha se për presidentin rus Vladimir Putin, integriteti i Ukrainës është i padëshiruar.

“Ne po shohim një Rusi që është agresive. Ka pasur grumbullime trupash në kufi me Ukrainën, justifikimi ka qenë stërvitjet. Ka informacione dhe dezinformacione… Një nga skenarët e mundshëm janë edhe sulmet kibernetike. Opsioni tjetër është edhe ai i një invazioni masiv, por kjo do të kishte një kosto të lartë për Rusinë. Do të thoja që një nga pasojat e padëshiruara nga Putin ka qenë krijimi i integritetit të Ukrainës. Këtu agresori është një dhe në këtë rast është Putin. Është e rëndësishme Ukraina për Putin, është kyç për atë perandori, jo vetëm për lidhje kulturore, apo fetare, por edhe për pozicionin gjeografik dhe burimet natyrore. Synimi i tij është që Ukrainën ta kthejë në kthetrat e veta.”, u shpreh ajo.

Më tej, gjatë bisedës në studio, Zeneli tha se më rëndësi është grumbullimi i trupave në kufi dhe kjo sipas saj duhet trajtuar me kujdes.

 

 

“Në momentin që do të kemi qëndrim ushtarësh në kufi, situata vështirësohet. Duhet të kuptojmë që Ukrainasit kanë që në 2014 që jetojnë në këtë presion…Kjo i ka bërë ukrainasit të bashkohen me njëri-tjetrin dhe për herë të parë 50% e popullsisë janë për anëtarësim në NATO. Të mos harrojmë që kemi konflikte të ngrira në Gjeorgji, në Moldavi…

Në rast se Rusia pushton Ukrainën do të ishte shkatërruese për Europën dhe padiskutim do të sillte konseguenca të jashtëzakonshme…Do të kishte pasojë për ekonominë, europiane, për marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha Botërore”, tha më tej ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.