LAJMI I FUNDIT

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Ministria e Jashtme thërret ambasadorin rus për sqarime

08:10 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”.




Në një deklaratë teksa e mohon kategorikisht, ministria bën të ditur se në shenjë proteste është thërritur ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.