AKTUALITET

Policia zbulon laboratorin dentar pa licencë, në pranga 51-vjeçari. Të punësuar ishin edhe dy persona të paregjistruar, njëri turk

19:05 - 19.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi është konstatuar duke zhvilluar aktivitetin e tij në një laborator detar pa licencë për ushtrimin e profesionit dhe pa kasë fiskale.




Në momentin e kontrollit në biznesin e 51-vjeçarit policia ka gjetur të punësuar dy persona, njëri prej tyre shtetas turk të paregjistruar. Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

“Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari për ushtrim të aktivitetit pa licensë e kasë fiskale, në laboratorin dentar.

Në zbatim të planit të masave kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshëm të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A. 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.