LAJMI I FUNDIT

Takimi në Mynih/ Grekët konfirmojnë se vendimi për kufijtë detarë duhet të merret në Hagë

08:36 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar Edi Rama në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.




Siç informojnë burimet qeveritare në tryezën e këtij takimi është diskutuar gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe, ku Mitsotakis ka theksuar “mbështetjen e vendosur të Athinës për perspektivën dhe ecurinë europiane të Shqipërisë në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.”

Por gjithashtu lideri grek i është referuar demarkacionit të zonave detare mes dy vendeve dhe ka theksuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do t’i çojë më tej dhe do të konsolidojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.