AKTUALITET

Të burgosurit ndiqnin Big Brother/ Policia, kontrolle të befasishme në kulmin e finales së madhe

10:09 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e burgjeve zgjodhi kulmin e finales së Big Brother Vip për të kryer një aksion në burgun e Fierit, ndërsa të dënuarit ishin duke ndjekur garën mes banorëve të fundit të mbetur në shtëpi. Ka qenë ora 22:50 kur u zvillua operacioni që prishi festën e të dënuarve në këtë burg. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.




Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale.

Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër. Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.