LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme vendore, ambasadori britanik: Qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore pa intimidime

12:14 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa sot nisi zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 6 marsit, vjen një reagim nga ambasada britanike në Tiranë.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasadori britanik Alastar King-Smith theksoi se qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë pa intimidime.

MESAZHI

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor.

Qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë.
Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.