AKTUALITET

“A do të firmosje një kontratë si ajo e inceneratorëve?”- Ministrja Belinda Ballku refuzon t’i përgjigjet pyetjes së parë në komisionin hetimor: Nuk jam këtu për…

17:24 - 21.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët marrja në pyetje e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.




Seanca nisi me një pyetje të anëtarit të Partisë Demokratike në komision, Helidon Bushati, i cili e pyeti ministren Balluku nëse ajo do ta firmoste sot një kontratë koncesionare si ajo e ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Ministrja Balluku refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të tillë, pasi sipas saj nuk ishte thirrur në komision për të dhënë mendimet dhe opinionet e saj.

Pjesë nga diskutimet:

Helidon Bushati: Tashmë jeni autoritet kontraktor, por nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë ju do ta kalonit një kompani pa asnjë lloj eksperience, ku ndërtimi bëhet me fondet publike? Ju sot do ta kaloni një procedurë të tillë?

Belinda Balluku: Zoti Bushati unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj që pritet nga unë ndonjë përgjigje për këtë pyetje, përveç faktit që ju e thoni këtë për ta dëgjuar publiku.

Kështu që nuk do të jap një përgjigje pasi besoj se ju këtu nuk kërkoni mendimin tim.

Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?

Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.

Bushati: Në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?
Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës/ I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.

Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?

Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.