BOTA

“Ballkani Perëndimor në fokus”/ Vuçiç bisedë telefonike me Macron: I bindur se do të ecim në rrugën e paqes dhe prosperitetit

19:26 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.




Ndërsa ka treguar detaje të bisedës, Vuçiç tha se biseda u fokusua bë çështjet e ndezura që kanë prekur Ballkanin Perëndimor.

“Sapo mbarova bisedën me presidentin e Francës, të cilin e falënderova për rolin e drejtë që Franca dhe ai personalisht ka në raport me Serbinë dhe qytetarët e saj. Biseda ishte thelbësore dhe shumë specifike për të gjitha çështjet e ndezura në Ballkanin Perëndimor.

Serbia nuk është në një pozitë të lehtë, por jam i bindur se do të mund të gjejë rrugën dhe zgjidhjen më të mirë në ruajtjen e paqes dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e saj, për të ofruar siguri dhe të ardhme për fëmijët tanë”, ka shkruar Vuçiç në rrjete sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.