LAJMI I FUNDIT

“Big Brother Vip” përfshin edhe politikën/ Grida Duma: Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë! Ja komenti që ka për fitoren e Ilir Shaqirit

23:43 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Big Brother Vip” padyshim ka përfshirë brenda saj shumë qytetarë ku për më shumë se 3 muaj i ka mbajtur përpara ekranit.




Në këtë pjesë padyshim janë përfshirë edhe politikanë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e përfshirë në emisionin “Open” ku u trajtua pikërisht “Big Brother Vip”.

Duma deklaroi se njerëzit e duan më shumë se sa politikën për të cilën thotë se është larg shqisave.

Sa i përket banorëve VIP që u bënë pjesë e Big Brother, tha se Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetëtë e të lirë. Ndërsa për fituesin, u shpreh se është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit.

Grida Duma: Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës. Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë.

Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë. Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.