LAJMI I FUNDIT

Deklaratat e Yuri Kim për kandidatët që mbështeten nga “non-gratat”/ Berisha: Janë të njëjtat me Ramën, të përkthyera në anglisht

19:00 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidatët që mbështeten nga personat non-grata.




Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Shkozet, Berisha tha se këto janë deklaratat e njëjta me kryeministrin.

Berisha thotë e një miku i tij i kishte dërguar një mesazh ku thuhej e këto deklarata janë të Ramës, por të përkthyera në anglisht.

“Deklarata sot e gurvenatores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët por këtë nuk do e realizojë.

“E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.