BOTA

“E vetmja zgjidhje”/ Separatistët pro-rusë kërkuan njohjen e territoreve, Putin vendos sot për fatin e konfliktit të ndezur Ukrainë-Rusi

19:21 - 21.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësit e republikave të vetëshpallura popullore i kërkuan zyrtarisht Vladimir Putinit të njohë pavarësinë e Donetsk dhe Luhansk, një veprim që pritet të ndezë më tej situatën në Ukrainën lindore.




Ndërkohë një reagim ka ardhur një Putin, i cili tha se do të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, ndërsa pritet që mbrëmjen e kësaj të hënë të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk është bërë i ditur orari.

“Ne kemi negociuar për tetë vite, jemi në një qorrsokak”, ka thënë ai.

Putin mund të zgjedhë ende të mos njohë pavarësinë e dy shteteve, duke përdorur debatin e organizuar me këshilltarët e tij për t’u treguar liderëve perëndimorë se atyre u mbaron koha për të negociuar.

 

 

Por duket se ai do të ndjekë këshillën unanime të ndihmësve të tij dhe aleatëve të ngushtë për të njohur dy territoret në një ndryshim të rrezikshëm të status quo-së.

Vendimi ose mund të ngrijë konfliktin në Ukrainën juglindore ose ta rindezë atë, kjo mbetet për tu parë.

“Njohja e Rusisë e Luhanskut do të lejojë parandalimin e humbjeve të jetës së qytetarëve të republikës, 300,000 prej të cilëve janë rusë”-  ka thënë më herët , kreu i Republikës Popullore të Luhanskut, Leonid Pasechnik në një video të transmetuar në televizionin shtetëror rus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.